”Trimëri” dhe ”Shpëtim Jete”, dekorohen 11 policë dhe zjarrëfikës

Ata janë heronjtë e jetëve të shpëtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Operacionet e kërkim-shpëtimit, arritën që të nxirrnin të gjallë nga rrënojat qindra qytetarë. Ndaj dhe për të vlerësuar punën e tyre heroike, Ministria e Brendshme ka vlerësuar 11 policë dhe zjarrëfikës, me dekoratat për ”Trimëri” dhe ”Shpëtim Jete”. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në shenjë vlerësimi për punën madhore, ka falenderuar të gjithë ata persona që dhanë ndihmën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptarësh nga rrënojat.

“Për secilin prej nesh orët e para të 26 nëntorit kanë zënë vend në kujtesë që vështirë të largohen më. Agimi i ditës së re zbuloi plagët më të rënda të kësaj tragjedie. Më pas u gjet viktima e parë dhe filloi beteja me kohën. Sot dua të flas vetëm për një gjë, kur të gjithë donin të siguroinin veten dhe të dashurit e tyre, një grup bënin të kundërtën turreshin drejt vendit të epiqendrës së rrezikut. Shprehim mirënjohje të thellë për këta njerëz që lanë vetëm familjet dhe rëndën për të shpëtuar të tjera. Hero është ai që në rastin e nevojës nxiton për të ndihmuar familjet e tjera. Kishte shumë policë, zjarrfikës etj. Angazhimi ka qenë i vetmi ngushëllim në ato ditë të errëta. Nga gërmadhat e Durrësit e Thumanës, pa asnjë dallim drejtuesit e lartë e ato të thjeshtë u përfshinë në ndihmë. Kemi vendsour që të nderojmë disa prej heronjve. Jemi kufizuar në një numër simbolik. Këtë vlerësim dua ta pranojnë edhe në emër të kolegëve të tyre. Mirnjohja i drejtohet, FA, Shërbimit shëndetësor, organiztave humanitare, vullnetarëve dhe të tjerëve që u bën pjesë e reagimit për të shpëtuar jetë. Mirnjohje edhe për ata që erdhën nga jashtë dhe shpëtuan jetë shqiptarësh. E kemi vonuar këtë ceremoni për arsye të ngarkesës së lartë. Jemi të përshirë në fazën e rindërtimit. Modernizim të policisë së shtetit dhe forcave operacionalke. Krijimn e strukturave speciale të Zjarrfikësit. Këto janë dy strukturat që do të fokusohemi”.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është dekoruar me medalje për punën e bërë në krye të policisë për menaxhimin e situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Në fjalën e tij, Veliu dekoratën ia ka kushtuar të gjithë punonjësve të policisë. “Kjo medalje nuk më përket vetëm mua, po të gjithë vajzave dhe djemve që sakrifikuan nga orët e tyre ato ditë. Treguan se Policia po përmbush detyrën e saj për qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dekoruarit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ardi Veliu
Gjovalin Loka
Tonin Vocaj
Sokol Bizhga
Lorenc Shehu
Artur Hebaj
Klodian Hysi
Artur Duli
Endri Kraishta
Luan Kapaj
Gjovalin Zefi

DEKORATAT PËRKATËSE

1. Lorenc Shehu-Drejtor i DVP Durrës

2. Artur Hehaj-Shef i Komisariatit Krujë

Medalja “PËR TRIMËRI” iu dha punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme.

1. Artur Duli-Punonjës i FNSH

2. Klodian Hysi-Punonjës i RENEA

3. Luan Kapaj-Zjarrfikës i MNZSH, Vlorë

4. Endri Krashta-Shef i MNZSH, Kavajë

5. Gjovalin Zefi-Zjarrfikës i MNZSH, Vau i Dejës

Medalja “PËR SHPËTIM JETE” iu dha punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kryejnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?