Tritan Kalo: Kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja
Mjeku Tritan Kalo i ka bërë apel qytetareve që ti ndihmojnë, duke kufizuar lëvizjet. Nga spitali infektiv, Kalo thotë se të gjithë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetët e njerëzve.
“Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetëizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja”, është shprehur prof. Tritan Kalo.