Tritan Shehu: Diskutim mbi urgjencën mjekësore

Kreu i departamentit të PD-së mbi Shëndetësinë, ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi në facebook, ka kërkuar që të mbahet një transparencë dhe diskutim i gjerë në lidhje me urgjencën mjekësore. “Ministria e Shëndetësisë prej kohësh po flet për një Program Kombëtar të urgjencës mjekësore. Në 2014 u miratua dhe një ligj i veçantë për këtë shërbim”. Ka theksuar Shehu.

Shehu ka shprehur shqetësimin e tij dhe në emër të kolegëve, se duhet të flasim në publik në lidhje me të ardhmen e qëndrës së urgjencës mjekësore ambulatore të Tiranës. “Unë jam krejt dakort që Shqipëria ka nevojë për një riorganizim, rimodelim dhe funksionim normal të shërbimit të urgjencës, spitalore apo ambulatore qoftë kjo, konform edhe ligjit në fuqi”, ka shtuar më tej Shehu. Departamenti i PD-së për shëndetësinë ka kërkuar dhe sygjeruar shërbimi i urgjencës sonë ambulatore duhet të kthehet në një shërbim të tillë të vërtetë, të ndërtuar në tre nivele: Urgjenca reanimatore, mjekësore dhe para mjekësore, totalisht të financuara e nën përgjegjësinë e shtetit.

“Qendra Kombëtare e Traumës do të ishte pika më e mirë e referimit kombëtar të këtij niveli. Po kështu nuk bëhen publike detajet, etapat, fizionomia, mënyra e funksionimit e të gjithë projektit. Projektimi e më tej zbatimi i një projekti të tillë madhor dhe të domosdoshëm, kërkon pa dyshim një tranparencë të plotë, diskutim të gjerë e të hollësishëm, në mënyrë që të gjithë aktorët, veçanërisht punonjësit aktuale të shërbimit, të jenë e të ndjehen pjesë aktive e tij”, ka shtuar më tej Shehu.

SHKARKO APP