Tritan Shehu: E keqja nuk ka përfunduar akoma, jemi nga fundi i Botës për vaksinimet
Edhe pse shifrat e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë momentalisht janë shumë të ulëta, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i bën thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente.
Nga ana tjetër, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, ngre dyshimet e tij për një fitore ndaj pandemisë nga ana e qeverisë përmes fushatës së vaksinimeve me vaksinën kineze. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Shehu thekson se është një papërgjegjshmëri e thellë kjo e Qeverisë sonë, probabilisht me pasoja të rënda për jetët, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve në muajt që vijnë, veçanërisht nga varianti Delta i Covid, ndaj të cilit kjo vaksinë nuk ka efekt.
Por Shehu, thekson se e keqja nuk ka përfunduar akoma, pasi jo vetëm jemi nga fundi i Botës, nën mesataren e saj, për numrin e injeksioneve të vaksinave (shikoni përditësimin e djeshëm në tabelë), por dhe për përdorimin e atyre vaksinave që BE, ShBA, vendet e zhvilluara në tërësi jo vetëm nuk i lejojnë të përdoren, por dhe u bëjnë thirrje dhe të tjerëve të mos i aplikojnë, siç bëri Kryeministri i Italisë Draghi së fundmi.
“Ndërsa Rama vazhdon komedinë e “vaksinimit” të shqiptarëve me atë të vaksinës kineze të ardhur si “importe paralele” nga Turqia, pa asnjë certifikim ndërkombëtar të vlefshëm e skadencë të dyshimte, duke shpërfillur vendimet e rekomandimet e institucioneve dhe qeverive perëndimore…
Kryeministri i Italisë deklaron: Vaksina kineze e papërshtatshme. Skeptik se dhe Sputnik rus do të marrë aprovimin e EMA.
Vetë kinezët i japin asaj një efektivitet 50,3 %, ndërsa të tjerët nën 30%.
Papërgjegjshmëri e thellë kjo e Qeverisë sonë, probabilisht me pasoja të rënda për jetët, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve në muajt që vijnë, veçanërisht nga varianti Delta i Covid, ndaj të cilit kjo vaksinë nuk ka efekt.
Në fakt ishte pikërisht papërgjegjshmëria e cinizmi i thellë i kësaj qeverie, që shqiptarët e kanë paguar deri tashti me rreth 16 mijë jetë të humbura, me vdekjen e mbi 50 mjekëve, dëmtime të thella shëndeti e financash të tyre.
Por siç duket e keqja nuk ka përfunduar akoma….
Jo vetëm jemi nga fundi i Botës, nën mesataren e saj, për numrin e injeksioneve të vaksinave (shikoni përditësimin e djeshëm në tabelë), por dhe për përdorimin e atyre vaksinave që BE, ShBA, vendet e zhvilluara në tërësi jo vetëm nuk i lejojnë të përdoren, por dhe u bëjnë thirrje dhe të tjerëve të mos i aplikojnë, siç bëri Draghi së fundmi.
Një popull që nuk ka mbrojtjen e kujdesin e qeverisë së tij, është në mëshirë të fatit, në qoftë se nuk lufton për ta vendosur vetë fatin e tij”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu.