Tritan Shehu: Edhe kapacitetet spitalore Covid në kolaps, mbas atyre reanimatore

Nga Tritan Shehu:

Edhe kapacitetet spitalore Covid ne kolaps, mbas atyre reanimatore!
Aktualisht mundesite ne dy spitalet Covid jane te ezauruara, jo thjesht per numrin e shtreterve, por ne terresi per mundesite njerrezore, diagnostike e mjekuese te tyre, duke filluar qe nga personeli deri te burimet e oksigjenit.
Kjo po ben qe te semuret te sorollaten me autoambulaca, te vendosen ne vende jo te pershtateshe, te vonohet shtrimi etj etj, pra te demtohet shendeti e tyre e rrezikohet jeta.
Ndersa sherbimet e reanimacionit jane me kapacitetet e tyre (nuk flas per standartet strukturale larg atyre europiane) krejt te pa mjaftueshem per perballjen e duhur.
Flitet per nje spital tjeter me Covid 3 me 22 shtreter e disa te tjera «reanimacion» ne ambjentet e vjetra te kirurgjise se QSUT, jashte standarteve te domosdoshme keto, vecanerisht per terapi intensive adeguate.
Fatkeqesisht jemi perballe asaj situate tejet te rende te cilen ne jo vetem e kemi parashikuar prej muajsh, por dhe ne vazhdimesi kemi dhene rruge zgjidhjet:
—Duhej dhe duhet mobilizimi i spitaleve kryesore te vendit ne qender e rrethe per pacientet COVID.
—Duhej dhe duhen kontraktuar nga shteti disa spitale private ose per te pritur te semuret jo Covid per te liruar keto publike, ose dhe ndonje per ata Covid.
—Duhej e duhen vene ne dispozicion reanimacionet e tjera ne Tirane dhe Qarqe.
—Duhej e duhen shtruar kapacitet reanimatore ne vend, qofte dhe duke sjelle urgjent struktura te gateshme prej 150 shtreterish e pajisur mire egzistueset.
—Duhej e duhet te forcohen gratis kapacitet diagnostikuese e mjekuese ambulatore nepermjet mjekut te familjes e qendrave sanitare me protokolle e mjete mjekimi.
Kjo gjendje e rende mund te degradoje shume me teper nqs nuk veprohet me urgjence e efikasitet e te vazhdoje te humbi kohe, sic po ndodh prej muajsh.

SHKARKO APP