Tritan Shehu: Gjirokastra e pret me padurim 25 prillin. Rama uli numrin e deputetëve në qark sepse e di që është humbës

Nga Tritan Shehu

Qarku i Gjirokastrës pret me padurim 25 prillin.
Unë jam gjirokastrit e libohovit nga një familje e vjetër intelektuale e vlerash.
Rama uli numrin e deputetëve në Qark sepse e di që është humbes.
Lista e tij e deputeteve aty, liste humbësish.
Lista e PD, lista e fitores.
Qarku i Gjirokastrës i përbuzur e i abandonuar nga Rama.
Varfëri, papunësi, denigrim, pa infrastrukturë, pa mbeshtetje për blegtorinë e bujqësinë, nën terrorin e taksidarëve, me universitetin në mbyllje, shëndetësinë në shkatërrim, etj, kjo është gjendja reale aty ku njërezit veçse po largohen.
Pavarësisht presionit e represionit që po aplikohet aty, qytetarët do votojnëndryshimin.
Të krahasosh Ramën me Bashën është si të krahasosh natën me ditën.
Disa fjalë për epideminë Covid, keqmenaxhimin katastrofal nga Rama, prej më shumë se nje vit dhe për teatron me vaksinat e pacertifikuara.
Shqipetarët kanë nevojë për mbi 5 milionë doza vaksinash të sigurta, njëlloj se europianet e tjerë.
Sot Shqipëria në fund të botës për menaxhimin e epidemisë, pasojave tragjike të saj shëndetësore, ekonomike, sociale dhe për nivelin e vaksinimit.
Një Qeveri e përgjegjeshme mund të realizoje vaksinimin e sigurtë masiv në tre muaj.
Ne do ta ribejme Qarkun e Gjirokastrës, që meriton shumë e ka kapacitetë të mëdha njerëzore, natyrore, ekonomike, kulturore etj,
Fitorja e 25 Prillit do pasohet edhe nga zgjedhjet administrative.

SHKARKO APP