Tritan Shehu: Ja sa euro mund të marrim nga Konferenca e Donatorëve!
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, ish-deputeti Tritan Shehu ka thënë se nga konferenca e donatorëve, që do të mbahet me 17 shkurt nuk do të mblidhen më shumë sesa 100 milionë euro.
Shehu: Dëmet e tërmetit janë llogaritur, deri në 1 miliardë euro. Konferenca e donatorëve që do të mblidhet pas pak kohësh, unë personalisht nuk mendoj se do të kemi donacione më shumë sesa 100 milionë euro, të gjitha bashkë. Po të shikosh edhe në vendet e tjera, shifrat nuk kanë qenë më të mëdha, kanë qenë edhe më të vogla. Pra, diferenca është shumë e madhe që duhet mbuluar nga buxheti i shtetit, unë nuk shof ndonjë tentativë serioze të qeverisë që të mobilizojë fonde, dhe të mos abuzojë me PPP.