Tritan Shehu: Kurba me rastet e COVID 19 e çuditshme në Shqipëri, ja pse duhen më shumë testime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook hedh dyshime mbi të vërtetën e të prekurve me COVID 19 në SHqipëri. Ai thotë se vetëm testimi masiv mund të na conte afër shifrave reale.

Rastet shtohen me nje kurbe te “cuditeshme”, Ministria nuk shqetesohet!!
Sic u komunikua sot, kemi nje shtim te ndjeshem te rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!
Dhe Ministria e Shendetesise nuk shqetesohet, por “qeteson” se:

1-Rastet e reja qenkan ne shumice asimptomatike, duke harruar se pikerisht keta te prekur jane me te rrezikshem per perhapjen e infeksionit.
2- Duke u cfajesuar me argumentin se keta jane te infektuar nga paciente te mepareshem te prekur. Une nuk di ndonje menyre tjeter infektimi, vecse nqs mendohet edhe nga Lakuriqte e Nates!!
Ne fakt vete ecuria e “kurbes” sone ne te gjithe kete periudhe me zig-zaget e medha te perditeshme te saj, tregon se dicka thelbesore nuk funksionon ne dedektimin e infeksionit, ne ndjekjen e rasteve te kontaktit, per mungesen thellesisht demtuese te testimeve dhe te nje metodike lineare zbulimi.
Se dyti une dua t’i kujtoj Ministrise qe edhe rastet e zbuluara sot, pavaresisht jane simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni ne vetvete e duhen ndjekur te gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditesh.
E kuptoj qe ndoshta keto jane si shume per ata qe mendojne te njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose me shume pak prej tyre!!
Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret.
Dikush mund te me thote ka vende ”pa te infektuar” dhe pa testime…po, eshte Jemeni!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?