Tritan Shehu: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë në nivelin më të ulët, përgjegjësia e Ramës
Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një reagim në Facebook, shprehet se “në vigjilje të takimit ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, marrëdhëniet janë në nivelin më të ulët’.
Sipas tij përgjegjëse për këtë është politika e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
Ne vigjlje te takimit nderqeveritar Shqiperi-Kosove, maredheniet jane ne nivelin me te ulet!
Pergjegjese e fajtor per kete eshte politika e Kryeministrit Rama!
Takimet e deritanishme bilaterale jane sfumuar nga veprimet e tij, qe i kane cuar maredheniet ne nje pike te rrezikeshme per Shqiperine, Kosoven, shqiptaret e Rajonin.
Kjo lind kryesisht nga kondicionimi i maredhenive Shqiperi-Kosove prej maredhenieve dhe afinitetit te Rames me Vucic e Serbine, mbeshtetja e projekteve per hegjemonine e saj ne Rajon, ku kerkon te dominoje dhe te sfumoje pavaresine e Kosoves.
Zgjidhja e kesaj gjendje paradoksale kerkon pozicionime me ndryshime te gjera:
1-Megjithese maredheniet shteterore Shqiperi-Serbi duhet te jene normale, ato nuk mund te tejkalojne e as te mos afektohen nga ato Serbi-Kosove.
Vecanerisht kjo eshte e palekundur per maredheniet Shqiperi-Serbi, qe kane efekte rajonale, apo direkt a indirekt mbi Kosoven.
2-Nuk mund te vendosen, sic ben Rama ne plan te pare maredheniet me Vucicin e Serbine ndaj atyre me liderat kosovare e Kosoven, qe duhet te dominojne.
3- Pengese ketu eshte vartesia direkte qe ka Rama ndaj Vucicit, gje e rezikeshme per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin, shkaterruese e maredhenieve tona.
Aq e thelle eshte kjo vartesi sa Rama bllokon edhe njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove e Rajon!
4-Nuk mund te mbeshteten projektet vuciciane, vecanerisht kur synojne te cvleresojne ato te BE.
Ne fakt te tilla si „Ballkani i hapur” jane ndertuar per tu bere „hije“ atyre Europiane, te sfumojne pavaresine e Kosoves, te realizojne endrat serbe per hegjemoni e te na shtyjne drejt Lindjes.
Ndersa nismat e BE sigurojne pjesemarje te vendeve te Rajonit si te barabarta, perfshi dhe Kosoven, i zhvillojne e afrojne realisht vendet tona, shtyjne drejt BE.
5-Po keshtu duhet hequr dore nga paternalizmat ndaj Kosoves.
Shqiperia e Kosova jane dy shtete sovrane, me institucionet e tyre, shume te aferta ne interesa, por qe duhet te respektojne njeri tjetrin e dialogojne si te barabarte.
6- Perpara se te dialogosh e te dakortesohesh me Vucicin sic ben Rama, vecanerisht per projekte Rajonale a te tjera te rendesishme, kjo duhet realizuar me Kosoven.
Ne fakt keshtu duhet vepruar edhe ndaj vendeve te tjera te Rajonit, por kjo merr nje rendesi te vecante ndaj Kosoves edhe sepse Serbia nuk e pranon ate si shtet.
Pra jane shume elemente, qe lidhen me maredheniet Rajonale, vizionin per rolin e shqiptareve ne ate, te ardhmen tone etj, qe duhen korregjuar.
Sepse me qendrimet aktuale te kesaj Qeverie me llojin e maredhenieve tona paradoksale me Serbine, vartesite e Rames nga Vucic, etj, po krijohen deformime dhe keq pozicionime te thella, jo vetem per maredheniet me Kosoven.
Vetem duke i vendosur drejt keto elemente do t’i hapej rruge maredhenieve te ngushta Shqiperi-Kosove, prioritare keto per ne, te domosdoshme per shqiptaret dhe Rajonin.