Tritan Shehu: Ministria e Shëndetësisë i ka lënë “mbas dere” farmacistët

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka lëshuar akuza në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se i ka lënë “mbas dere” farmacistët!”

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Ministria e Shendetesise i ka lene “mbas dere” farmacistet!
Infektimi i nje farmacisti ne Fier duhet te sherbeje si nje sinjal reflektimi:
Me kete desheroj te terheq vemendjen per ate qe pak eshte folur ne kete periudhe, per farmacistet, duke dashur se pari te bej nje homazh per ata.
Ne te gjithe keta muaj kane qene e jane ne vijen e pare te kesaj perpjekje, farmacite kane qene vazhdimisht aktive e farmacistet ne detyren e tyre, prane qytetareve.
Pa dyshim, duke pasur te bejne keshtu me qindra qytetare, midis tyre edhe te semure qe u jane drejtuar per medikamente apo edhe per nje keshille ne keto kohe jo te lehta komunikimi me mjeket a specialistet, kane qene te ekspozuar seriozisht ndaj edhe infeksionit, gje te cilen e kane pranuar me koshience.
Kjo ka ndodhur ne cdo ore, edhe duke i nxjerre nga shtepite ne periudhat e “mbylljes”, gje qe ka treguar sa driteshkurtesi dhe mungese relizmi e vleresimi per ta eshte vendosja e orareve te tilla per farmacite, vecanerisht kjo ne kushte epidemish.
Se paku Ministria e Shendetesise duhej te kujtohej qofte dhe nje here per farmacistet tane duke i falenderuar per sa po bejne, duke i krijuar lehtesi logjistike, instruktuar, pajisur per mbrojtje etj, se ne fund te fundit edhe keta jane pjese aktive, shume e rendesishme e sistemit tone shendetesor me kontribute te qarta ne keto perpjekje.

SHKARKO APP