Tritan Shehu nxjerr pamjet: Edi Rama duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama i cili justifikoi dhunën e ushtruar ndaj të rinjve shqiptarë gjatë kësaj jave, të cilët u ngritën në një revoltë të paprecedentë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

“Rama foli për “kriminelë që po përdorin adoleshentët”; ai duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!

Një prej tyre është ky sadist i pështirë në foto e video pas asaj vrasjeje, fatkeqësisht pjesë e Policisë së Shtetit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikojeni me vëmendje!

Swiss Digital Mobile Reklama

Një skuth, barbar e frikacak pa uniformë, pa distinktiv, që më pas vështron përreth me shpresë të fshehjes të asaj sjelljeje të pa imagjinueshme ndaj adoleshentit!

Një i dhunshëm, i cili përpiqet që “metodat” e tij t’ia “klonojë” dhe atij djaloshi “bashkëpunëtor” të hutuar, që po i “mëson zanatin”.

Ai kështu po detyron edhe një të ri të dhunojë një adoleshent.

Ky është keqpërdorimi i vërtetë i të rinjve për të cilin duhej të fliste Kryeministri- dhunë e krim i shumëfishtë!

Por siç ai tha sot këto pamje “nuk i paskan arritur”!

Për çudi “nuk kanë arritur” as te Prokuroria, që duhej të reagonte!

Sepse ai person njollos Shqipërinë e paraqet rrezikshmëri shoqërore jo vetëm për atë që po bën ndaj një adoleshenti të tmerruar, por për shumë më tepër, dhe sepse sadizmin e tij kërkon t’ia imponojë edhe një të riu tjetër, që është i detyruar ta ndjekë në këtë çmenduri.

Ndëshkimi i tij, sipas çdo ligji demokratik e gjykate të të drejtës, nuk ndihmon vetëm drejtësinë, viktimat e krimit, por dhe “nxënësit” fatkeqë të “mësimdhënies” së tij, nderin e nëpërkëmbur të Policisë!

Një video kjo e pa denjë për një Polici të një vendi në rrugën e integrimit, anëtar i NATO; më kujton veçse ato imazhe filmike të civilëve të Gestapos.

Rama për këtë duhej të fliste sot….!”, thekson ish-ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu.

https://www.facebook.com/kreshnik.collaku.7/videos/10223937728012240/?d=n
Rama foli per “kriminele qe po perdorin…

Pubblicato da Tritan Shehu su Martedì 15 dicembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?