Tritan Shehu: Pallati në Gjirokastër rrezikon shembjen

Deputeti i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu ka kërkuar ndërhyrjen emergjente të autoriteteve për pallatin në Gjirokastër që u dëmtua një ditë më parë.

Ai thotë se rrëshqitja e dheut jo vetëm e dëmtoi objektin, por rreziku mund të jetë më i madh për banorët.

Deklarata e Tritan Shehut në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“RREZIKU NE GJIROKASTER NE KODREN E SHTUFIT MUND TE JETE SHUME ME I MADHE SE SA MENDOHET.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbas disa konsultave informale dhe jo te thelluara qe realizova ne keto ore, mbas reshkitjes mbi ate pallat 8 katesh aty, qe jo vetem demtoi rende ate godine, por rrezikon dhe jeten e qytetareve, i bej thirje Qeverise, Pushtetit Lokal ta analizojne e investojnë urgjent e me shume seriozitet ate qe po ndodh ne ate zone.

Gjykoj se rreziku eshte shume me i gjere, me i madh e me akut se sa ka ndodhur deri tashti, vecanerisht me rifillimin e rreshjeve kjo.

Kerkoj dergimin aty te ekipeve te specializuara per te vleresuar gjendjen, shkaqet e rreshkitjes dhe perspektiven e te gjthe zones.

Nga ana tjeter duhen nxjerre edhe pergjegjesite per sa eshte studjuar, lejuar, ndertuar, duke krijuar aty nje “masaker” urbane me pasoja shume te renda, gje per te cilen prokuroria e Qarkut eshte vene ne lëvizje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?