Tritan Shehu: Shkurtime masive në shëndetësi

 

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në një postim në facebook, ka shprehur qëndrimin e tij për situatën e shkarkimeve por dhe të probleme aktuale që kanë spitalet. Ky reagim ka ardhur sot, gjatë kohës që po zhvillohet séance dëgjimore me Ministrin Beqaj, në komision e posaçëm parlamentar, për sektorin e shëndetësisë. Në status ai shton se:"Ministri i shëndetësisë z.Beqaj e konfirmoi në Komisionin Parlamentar, atë që unë e kam ngritur prej javësh, shkurtimin e numrit të personelit shëndetësor spitalor e uljen e numrit të shtretërve në mbarë vendin".

Në një intervistë dhënë disa ditë më parë, për gazetën "Koha Jonë", ku është prononcuar se numri i shtretërve në Shqipëri është shumë i ulur, janë rreth 9-të mijë shtretër, por që duhet që të ishin më shumë. Duhet të shtohen numrat e shtretërve nëpër spitale, e duhet të shkojmë drejt konceptit spital-ndërmarrje

Z.Shehu aktualisht ka postin si Drejtues i Departamentit të PD-së për shëndetësinë, ku në lidhje me mbledhjen e komisionit të sotëm, në lidhje me shëndetësinë, ai ka shtuar se: "E përsëris, është një politike thellësisht e gabuar, jo thjesht për elementët sociale të saj. Është e gabuar e dëmtuese për vetë sistemin tonë spitalor, që në tërësi ka numrin e shtretërve e të personelit ndjeshëm nën normat Europiane. Sistemi ynë spitalor në vend të shkurtimeve ka nevojë për rishpërndarje klinike të shtretërve, hapje të shërbimeve të reja mjekuese, thellim të specialiteteve ekzistuese e ofrim në këtë mënyrë, të shërbimeve të reja e më të kualifikuara qytetareve".

Në përfundim të statusit të tij, Tritan Shehu ka shprehur edhe një here nevojën për shtimin e personelit dhe të shtretërve. Të tilla, sanksione dëmtojnë zhvillimin e bijen ndesh me interesave sistemit e të sëmurëve.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP