Tritan Shehu: Shqipëria si Afrika Qendrore, aplikon strategjinë e testimeve që OBSH rekomandon për vende afrikane

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria vepron si Afrika Qendrore, në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Shehu thekson se vendi ynë po aplikon strategjinë e testimeve që OBSH rekomandon për vende afrikane.

Postimi i plotë i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Shqiperia si Afrika Qendrore: Ministria e Shendetesise aplikon “strategjine” e testimeve, qe OBSh rekomandon per ato vende!

Pra perseritet skema e sigurimit te Vaksines Covid; dhe Komiteti hesht!

Diten e ejte ne Parlament, Ministria deklaroi me mburje strategjine e re te testimit, ate te bazuar mbi “testimet e shpejta serologjike”.

OBSh i rekomandon ato testime te shpejta serologjike si prioritare per vendet e prapambetura, te Afrikes Qendrore, ku mungojne kapacitet per te realizuar testimet PCR masive, me pasoja te renda kjo.

Ato lloj testimesh serologjike, qe aktualisht vazhdojne te kene nje nivel te ulet besueshmerie, arrijne te zbulojne antikorpet kur semundja eshte zhvilluar, pra individi jo vetem eshte renduar, por mund te kete infektuar shume te tjere.

Edhe metodat serologjike normale, per te cilat QSUT nuk po jep asnje rezultat, qe jane te rendesishme per te njohur nivelin e imunizimit te popullesise, aktualisht nuk mund te zevendesojne ato PCR.

Testimi baze sot ne Europe e vendet e tjera ngel ai masiv PCR me objektiv drejt atij PCR te shpejte, e kombinuar kjo me ato imunologjike.

Te deklarosh si strategjike ate cfare OBSh “nga e keqja” u propozon vendeve me te prapambetura, do te thote te pranosh se e ke katandisur vendin e sistemin tone shendetesor ne ato nivele.

E njejta gje ndodhi dhe per sigurimin e Vaksines Covid, per te cilen kjo Qeveri ne ikje eshte bazuar vetem te COVAX, nje organizem ky i shpallur i pa besueshem nga ShBA, i ngritur per te siguruar sasi per deri 20% te popullesive e me hark kohor deri ne fund te 2021, per vendet e prapambetura.

Ndersa edhe Kosova po e blen direkt kete vaksine, njelloj si pjesa tjeter e Europes, neve kjo Qeveri me mburje po na con me shpejtesi ne standartet me te prapambetura te Afrikes.

P.S. Bashkengjitur keni rekomandimin e OBSh drejtuar atyre vendeve per ate test te shpejte, me argumentimin perkates.

SHKARKO APP