Tritan Shehu: Shqiptarët po vaksinohen si kavje
Kandidati për deputet i PD-së, Titan Sheu dhe deputetja e PS-së, Klodiana Shehu, debatuan në “Talk Talk” për procesin e vaksinimit të Shqipëri, që përfshin vaksinat ruse dhe kineze. Sipas Shehut, vaksinat që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave nuk duhet të vinin në vendin tonë. “Shqiptarët kanë të drejtë të marrin po atë cilësi vaksine që marrin austriakët, anglezët, gjermanët. Shqiptarët nuk janë njerëz të dorës së dytë, nuk janë kavje, në vend po hyjnë në Shqipëri vaksina të pa certifikuara”.
Sipas tij, pandemia në Shqipëri është menaxhuar keq që prej fillimit dhe vaksinimi në këtë periudhë po bëhet për fushatë. “Jemi në bazën e dështimit të plotë të pandemisë, sot ndodhemi akoma në mesin e epidemisë. Shifrat e vdekjeve janë tragjike. Ramës i vemë keqmenaxhimin e plotë të kësaj pandemie. Shkaku i vdekjeve shtesë në 2020 është vetëm nga Covid 19. Jemi thellësisht të dështuar me të gjithë elementët. Rastet e reja janë ulur me uljen e testimeve, ndërkohë që duhet të ishin rritur. Kjo vaksinë, para zgjedhjeve është një mënyrë e keqe e qeverisë, për të fshehur gabimet e mëdha të qeverisë”.
Ndërsa, sipas kandidates së Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, vaksinimi po ecën me ritme të mira. Ajo akuzon Partinë Demokratike se po kundërshton pa arsye dhe po flet vetëm për vdekje. ”Ju profesor duhet të bëheni bashkë me ne. Ne po shpëtojmë për të shpëtuar jetë, ju po punoni për të vdekur njerëz”.