Tritan Shehu: Sjellje kriminale e PS në Memaliaj me gazetarin
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për dhunimin e gazetarit Pirro Nase nga kryebashkiaku i PS-së në Memalij, Gjolek Gucaj.
Nase është sulmuar nga fituesi i votimeve të 30 qershorit, pasi ka filmuar momentin para betimit të tij.
Ish-deputeti Tritan Shehu e cilëson banditeske dhe kriminale sjelljen e Guacajt dhe drejtuesve të tjerë të PS në Memaliaj.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:
“E filmoi kur bënte betimin, kryebashkiaku i PS në Memaliaj dhunon gazetarin
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Memaliaj, ku kandidati i PS në 30 qershor për bashkinë ka dhunuar gazetarin Pirro Nase.
Ngjarje kriminale ne Memaliaj.
Dhunohet gazetari i mirenjohur Piro Nase ne krye te detyres, nga i veteshpalluri Kryetar Bashkie aty Gjolek Gucaj, si produkt i procesit kriminal te 30 Qershorit.
- Pirro sulmohet nga ky biçim Kryetar veçse po filmonte momentin qesharak kur Kryetarja e PS, Etmonda Harizi, po i vendoste atij shiritin Kuqe Zi.
Atij gjate “sulmit” i flaket edhe aparati profesional. Më tej gazetari kercenohet nga keta te dy si dhe nga “keshilltari” i PS Luan Halilaj per ta te fshire regjistrimin e realizuar.
Nje skene kjo e denje per ate proces banditesk votimi, qe pa asnje dyshim nuk mund te prodhonte produkt tjeter. Populli me vlera te vecanta i Memaliajt, ashtu sic perbuzi ate farse votimi me 30 Qershor duke e bojkotuar masivisht, apo duke nxjerre qindra flete votimi te pa vlefeshme, shume shpejt do ta flake ne “kosh” kete pseudo kryetar nepermjet procesit te aferte zgjedhor lokal e politik bashkë”.
KOHA JONË SONDAZH

