Tritan Shehu: Sot situata më e rëndë se në mars. Mbyllja shërbeu vetëm për dëmin ekonomik

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Tritan Shehu u shpreh se gjendja epidemiologjike është më e rëndë se në mars.

Tritan Shehu: Gjendja epidemiologjike është më e rëndë se në mars. Gjerat duken sheshit. Kemi më shuam raste në ditë, më shumë të shtruar, reanimacion të tejmbushur. 

Më shuam vdekje në ditë se sa në mars. Kemi një raport të rasteve të reja dhe të shëruarve, ku rastet e reja janë më të shumta. Kemi një kontaminim të personelit dhe qendrave shëndetësore që po kthehen në përhapëse të virusit. 

Për çfarë shërbeu mbyllja? Shërbeu për shkatërrimin ekonomikë, që llogaritet diku te 13% të PBB-së. 

SHKARKO APP