Tritan Shehu: Traktati i Miqësisë me Greqinë nuk ka skaduar
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një koment në Facebook informon se traktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqësë, ndryshe nga sa është raportuar në media, nuk ka skaduar.
Shehu publikon një dokument të traktatit mes dy vendeve, i cili shkruan se në rastet kur mbaron afati 20-vjeçar, ky traktat automatikisht shtyhet me pesë vite.
Deklarata e Tritan Shehut:
MEDIAT SOT JAPIN NJE LAJM, DUKE JA ATRIBUAR ATE MINISTRISE SONE TE JASHTEME.
Thuhet se Drejtoresha e Rajonit ka deklaruar qe me 31 Janar 2018 ka skaduar Traktati i Miqesise se Shqiperise me Greqine.
Deri tashti nuk ka asnje pergenjeshtrim zyrtar nga kjo Ministri per kete te pa vertete.
Ne keto kushte desheroj te informoj publikun se kemi te bejme me nje deklarim spekullativ, per te cilen ajo Ministri duhet te shprehet.
Traktati i Miqesise me Greqine eshte firmosur me 21 Mars 1996.
Ky Traktat ka hyre ne fuqi me 5 shkurt 1998.
Koha veprimit te tij eshte 20 vite.
Me tej ai automatikisht zgjatet cdo 5 vite, nqs deri nje vit para skadences palet nuk kane bere kerkese per ta shfuqizuar, gje qe deri tashti nuk rezulton e tille.
PRA KY TRAKTAT PLURIDIMENSIONAL DHE THELBESOR VAZHDON TE JETE NE FUQI SE PAKU EDHE PER PESE VITET E ARDHESHME.
Me poshte po vendos edhe tekstin e plote te atj neni perkates te ketij Traktati.
Zbulohet e fshehta: Traktati i miqësisë Greqi-Shqipëri skadoi më 31 janar
KOHA JONË SONDAZH

