Tritan Shehu: Vuçiç me “Shengenin”, lideri i Ballkanit Perendimor
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një reagim në rrjetet sociale ka shkruar se Vuçiç me “Shengenin”, është lideri i Ballkanit Perendimor.
“Megjithëse “Samiti” i datës 10 nëntor do të mbahet në Ohër, është Vuçiçi ai që sot bën ftesat e nderet si “zoti i shtëpisë” edhe për atë takim, deklaron që është i kënaqur nga Rama e Zaev, i vlerëson të gjithë, etj. Ai shpall agjendën, detajet, bën parashikimet. Vetëm diçka e mban të fshehtë, lidhjen e “Shëngjinit” të diktuar prej tij e me shkrues Ramën, me Eurasin e Putinit”, shprehet mes të tjerash ish-deputeti.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut;
Vuçiç me “Shengenin”, lideri i Ballkanit Perendimor!!
Megjithëse “Samiti” i datës 10 nëntor do të mbahet në Ohër, është Vuçiçi ai që sot bën ftesat e nderet si “zoti i shtëpisë” edhe për atë takim, deklaron që është i kënaqur nga Rama e Zaev, i vlerëson të gjithë, etj. Ai shpall agjendën, detajet, bën parashikimet. Vetëm diçka e mban të fshehtë, lidhjen e “Shëngjinit” të diktuar prej tij e me shkrues Ramën, me Eurasin e Putinit. Fatkeqësisht po ndodh ajo që ndjehej, ajo ku Rama na çon me aventurizmin e keq orientimin e tij: Shqipëria zbehet me zyrtarizimin e rolit të Vuçiç e të Serbisë si “violina” e parë duke na vendosur neve në korr, disa në listë “pritje”, ndërsa Kosovën mbrapa liste. Dhe të gjithë këta sipas ideatorëve të vërtetë të këtij “Shengeni”, kthehen në një zgjatim të Euroasin në Ballkanin Perendimor. E pastaj Rama sot ankohej pse nuk ka afrojnë në BE. Në fakt rrezikojmë edhe të na harrojnë fare, nëqoftëse nuk i themi ndaj këtyre projekteve antikombëtare.