Tritan Shehu zbardh votat e pavlefshme në Qarkun e Gjirokastrës: U alarmuan, ndaj u ndërpre numërimi
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu zbardh votat e pavlefshme të gjendura në kutitë e votimeve të djeshme moniste që organizoi Edi Rama në garën pa konkurrente dhe pa alternativë për bashit e vendit.
Përmes rrjeteve sociale, Shehu shprehet se votat e pavlefshme, janë votat e “votuesve” të detyruar.
Komenti i Tritan Shehut
Votat e pavlefshme, janë votat e “votuesve” të detyruar.
Numri shumë i lartë i votave të pa vlefshme në Qarkun e Gjirokastrës, në një votim të thjeshtë me një kandidat, tregon se si kanë reaguar vetëm një pjesë e atyre, që nën kërcënime janë çuar “të votojnë”.
Në baze të informacioneve të sakta që kemi rezulton se në:
Përmet kishte 768 vota të pa vlefshme, Këlcyrë 456, Tepelenë 764, Memaliaj 502, Libohovë 373, Dropull 305.
KZAZ në procesverbalet e tyre i kanë falsifikuar këto të dhëna!
Në Gjirokastër pikërisht sepse në 13 kutitë e para kanë dalë 369 vota të pavlefshme, mbremë u nderpre numërimi të alarmuar nga ky fakt shumë komprometues, për të rifilluar vetëm pak kohë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

