Tritol banesës, flet shefi i stacionit të Policisë: Nga detyra ime

2020 nisi me tritol ndaj Policisë. Banesës së Prel Milanit në lagjen ”Guerrile” në Shkodër i është vënë tritoli. Milani është shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër por nga ana tjetër edhe poet, shkrimtar dhe botues.

Milani nuk ka qenë në shtëpi gjatë momentit kur ka ndodhur shpërthimi. Prel Milani sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte drejt punës në Theth, ndërsa ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm. Në deklaratën e tij në polici, Prel Milani ka thënë se edhe pse ka dëgjuar shpërthimin, ka vijuar rrugën pasi nuk ka menduar që bëhet fjalë për banesën e tij.

Pas pak kohësh është njoftuar nga familjarët të cilët ndodheshin në banesë dhe është kthyer menjëherë. Ndërkohë sipas dëshmisë së Milanit në policia ka thënë se nuk ka patur konflikte por dyshon se ky sulm i ka ardhur si pasojë e detyrës si shef stacioni policor në Theth.

https://arkiva.kohajone.com/tritol-ne-banese-ja-kush-eshte-shefi-i-stacionit-te-policise-ne-theth/

SHKARKO APP