Tritol banesës në Fushë-Krujë, hera e dytë pas shpërthimit në 2019

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në banesën e Arben Pëllumbit.

Kjo është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol, teksa deri tani nuk ka të lënduar pasi banesa mësohet se ka qenë e boshatisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i parë u regjistrua në 2 tetor të 2019. Shpërthimi ndodhi në oborrin e banesës së Pëllumbit dhe nuk pati persona të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Pëllumbi pati deklaruar asokohe se nuk ka konflikte me asnjë person. / Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?