Tritol lokalit të kryetarit të KZAZ-së së Krujës

Shpërthimi i radhës me tritol trondit Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në në lagjen “Partizani” të qytetit.

Sipas Policisë sasia e eksplozivit ka shpërthyer në lokalin “7 yjet”, i cili është në pronësi të shtetasit Kurt Qira.

Mësohet se Qira mban detyrën e nënkryetarit të komunës së Thumanës, por që është edhe kryetari i PD-së në KZAZ-në e Krujës.

Efektivat e Komisariatit Krujë kanë  shkuar në vendin e ngjarjes .Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime tek gjeneratori i lokalit, janë dëmtuar xhamat si dhe një mjet i parkuar aty pranë me targë KR8533A, tip sharon, ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit H.I.

Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar gjithashtu edhe billbordi i kandidatit të PD-së për kryetar Bashkie Hamdi Pasha dhe një automjet që ndodhej i parkuar në afërsi të lokalit.

Në kqyrjen e vendit të ngjarjes kanë marrë pjesë eksperte Xhenjer të Njesitit Anti Eksploziv Reparti RENEA Tiranë, te cilët do të përcaktojnë sasinë dhe llojin  e kësaj lënde shpërthyese.

Janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin , zbulimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP