Tritol makinës së ish-kryetarit të komunës në Burrel
Aktualitet E Enjte, 15 Prill 2021 11:55
Për herë të dytë i kanë vendosur lëndë plasëse makinës së ish-kryetarit të Komunës në Burrel. Raportohet se një sasi lënde eksplozive tritol i është vendosur gjatë natës automjetit të ish kryetarit të komunës Baz në Mat.
Automjeti i tij ishte i parkuar përpara pallatit në lagjen "Drita" të Burrelit, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës nga krahu i shoferit. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes dhe autori i vendosjes së tritolit.
KOHA JONË SONDAZH

