Tritol në banesën e Altin Keqit, pronar i dy dyqaneve për servis celularësh
Aktualitet E Diel, 28 Gusht 2022 10:19
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/08/kruja-post-termet_frame_640-1024x576-1-1.jpg)
Familja Keqi u zgjua mëngjesin e sotëm nga zhurma që shkaktoi shpërthimi me tritol. Sasia u hodh në çatinë e banesës së Altin Keqit, në lagjen “Borati”, Krujë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.