Tritol në banesën e punonjësit të policit
Policia e Krujës ka konstatuar se në banesën e një efektivi është vënë një sasi eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq, në banesën e punonjësit të policisë shtetasit I.D 52 vjeç.
Njoftimi i plotë
Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52-vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

