Tritol në Vlorë

Shpërthim tritoli në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës rretuh orës 03.00 në lagjen Isa Boletini.
Mësohet se pak kohë më parë, autorit i kanë djegur një automjet, ndërsa 43 vjeçari Jovan Çela ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, duke kryer edhe burg. Mësohet se 43 vjeçari ka një pikë servisi në këtë qytet.
Njoftimi i policisë;
“Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?