Tritoli ka shqetësuar NATO për sigurinë në Shqipëri

Çështja e sigurisë ne Shqipëri alarmon vendet anëtare te NATO-s. Te gjithë ambasadoret e vendeve anëtare te Aleancës se Atlantikut te Veriut janë takuar të hënën pasdite me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Ne mbledhjen qe ka zgjatur rreth 90 minuta ambasadoret kane diskutuar me ministren Kodheli te gjithë problematiken e sigurisë ne vend.
Te kontaktuar nga Vizion Plus Ambasadat e Shteteve te Bashkuara, Italisë, Francës Gjermanisë kane preferuar te mos komentojnë duke deklaruar se i takon Ministrisë se Mbrojtjes te japë informacion. Por edhe vete Ministria e Mbrojtjes ka preferuar te heshte. Te kontaktuar nga Vizion Plus ata autoritetet e ministrisë kane zgjedhur te mos bëjnë asnjë koment, duke ruajtur konfinecialitetin e takimit me ambasadoret e vendeve te NATO-s.
Ky takim zhvillohet ne një kohe kur Shqipëria është tronditur nga disa sulme me eksploziv. Me i rendi nga te cilët ishte akti terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri. Vetëm ne datën 10 shkurt pati 3 sulme; dy me tritol, i pari tek farmacia e babait te ministrit Tahiri dhe i dyti tek shtëpia e ish-shefit te komisariatit nr 3 ne Tirane, Alfred Numani; dhe nje me shpërthim te kontrolluar ne rrugën Muhamed Gjollesha. Ndërkohë qe ne 12 shkurt ne afërsi te shkollës “Petro Nini” u gjet nje biçiklete ku ndodhej nje sasi e madhe tritoli, gati për t’u aktivizuar. Sulmi ndaj familjes se Ministrit te Brendshëm Tahiri u shoqërua me reagime nga selite diplomatike me te rëndësishme ne Tirane, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara e deri tek delegacioni i Bashkimit Europian. Por mesa duket kjo situate e rënduar kriminale ka shqetësuar këtë radhë deri edhe instancat më të larta të NATO-s

SHKARKO APP