Tritoli/ Kush është miku i Emiljano Shullazit i arrestuar sot në Tiranë (VIDEO)
Klajdi Gjeçi i arrestuar sot nga policia e Tiranës për vendosjen e tritolit në mjetin e biznesmenit të inerteve dhe i dënuar me burg për vjedhje nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
Ai njihet si miku i Emiljano Shullazit dhe është arrestuar edhe më herët, më maj të 2015-ës për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga.
“Më datën 12.05.2015, rreth orës 15.30, në rrugën “Komuna e Parisit”, për morive të dobëta ka goditur me levë hekuri, duke i shkaktuar dëmtime serioze për shëndetin shtetasit Mateo Zoga, I datëlindjes 1997, lindur dhe banues në Tiranë”- bëjnë me dije burime pranë policisë.
Ai rezulton të jetë arrestuar edhe për armëmbajtje pa leje, një natë pasi persona ende të panjohur vendosën eksploziv në banesën e ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça në 2012-ën.
Gjatë kontrolleve që Policia e Tiranës ushtroi në banesa të ndryshme të personave me precedentë pas kësaj ngjarjeje, në banesën e Klajdi Gjeçit u gjet një pistoletë, për të cilën ai u arrestua.
vijon
/BW
KOHA JONË SONDAZH

