Tritoli në banesën e Xhisielës, pistë inskenimi i ngjarjes

Ekspertët e Krimeve të rënda në Policinë e Durrësit kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur dy net më parë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Një sasi eksplozivi shpërtheu pranë banesës së Xhisiela Malokut, fatmirësisht pa dëme në njerëz e materiale.

Maloku është marrë në pyetje, por për hetimorët mbetet disi e dyshimtë dëshmia e vajzës, bashkë me qetësinë që ajo ka deponuar. Ky fakt ka bërë që hetimorët të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtuar as pista të tjera, shkruan sot gazeta ‘Panorama”.

Vetë Xhisiela ka deklaruar në polici se tritoli është vënë ngë PD, ndërsa ka përjashtuar si autorë familjarë të Rexhep Rrajës, ish-të dashurit të saj, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Deri tani, nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin por kemi disa pista dhe dyshimet tona. Nuk përjashtohet fakti se përmes këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërmit të ish-të dashurit. Nuk përjashtohen as pretendimet e saj por as mundësia e një inskenimi të mundshëm”, bëjnë me dije burime nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?