Tritoli në farmacinë e babait të Tahirit, pushohet çështja për Gjutën dhe Brukën

Prokuroria për Krimet e Rënda ka pushuar çështjen ndaj Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës, të dyshuarit kryesor për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tyre, teksa pritet të bëhen të ditura detaje të mëtejshme.

Afërsisht një muaj më parë, Gjykata e krimeve të Rënda refuzoi kërkesën e Gjutës për ndryshim të masës së sigurisë, i cili u arrestua qershorine 2015 si anëtar i grupit të tritolit. Mbi Gjutën rëndojnë një mori akuzash, ku më e rënda mbetet ajo e pjesëmarrjes në grupe të strukturuara kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Baftjar Bruka ndodhej në arrest me burg, si njëri ndër gjashtë të dyshuarit si të implikuar në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit. Në janar, Bruka u ekstradua nga Stokholmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?