Tritoli në makinën e zyrtarit të Shkodrës, zbulohen detaje të reja nga ngjarja
Mbrëmjen e kaluar ka shpërthyer një makinë tip Benz në lagjen Perash të Shkodrës. Nga raportimet e para mësohet mjetit i është vendosur lëndë plasëse, gjë e cila ka shkaktuar dëme materiale në pjesën e parë të makinës. Mësohet se ka qenë pronari i mjetit që e ka gjetur në mëngjes makinën të dëmtuar dhe ka njoftuar policinë.
Por detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje ndërkohë që burimet kanë njoftuar lënda plasëse është vendosur në mjetin e shtetasit Admir Lishi. Ky i fundit zotëron mjetin tip Benz me targë AA 655 MK, mjet tek i cili në pjesën e prapme u vendos lënda plasëse duke i krijuar dëme. Nga sa mësohet Admir Lishi ka një detyrë të rëndësishme në policinë vendore të Shkodrës.
Ai është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë. Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dyshohet për shkak të detyrës.
KOHA JONË SONDAZH

