Tritolin shtëpisë në këmbim të azilit në BE! Zbulohet skema e pronarit të apartamentit në Elbasan

Burime zyrtare bëjnë me dije se tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, A. Pepa.

Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

A. Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?