Triumf human! Polici i rikthen buzëqeshjen një djali nga Siria

Bota është e egër, por humanizmi dhe ana njerëzore në fund të fundit kanë triumfuar gjithnjë.  Mjafton për një moment, të zhvishesh nga paragjykmet, apo nga këmisha e zyrtarit. Një polic gjerman hoqi vetëm kapelen dhe ia vuri  një fëmije nga Siria, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik në Europë.

Kohët e fundit kemi parë tmerre nga më të ndryshmet sa i përket përjetimeve që refugjatët sidomos ata Sirianë janë përballur gjatë udhëtimit, apo qëndrimit të tyre në kampe të ndryshme të vendeve të BE-së.

Fenomeni ka prekur edhe shqiptarët, ndonëse vendi ynë nuk është në gjendje lufte si Siria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, debatet për t’i pranuar apo flakur emigrantët vazhdon. Një fotografi që po qarkullon nëpër media e rrjete sociale, ku shihet sesi polici gjerman me shumë dashuri i jep një buzëqeshje të lehtë një djali nga Siria, të cilit njëkohësisht i ka dhënë edhe kapelën e uniformës që ai ta mbajë për pak çaste, tregon sesa vlera ka humanizimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja është shënuar në stacionin e Mynichut në Gjermani teksa djaloshi po priste për autobus, shkruan The Guardian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?