Triumfi i 4 shteteve që njeriu i Sorosit të mos drejtonte KiE
Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, festuan rezultatin e vështirë në Bruksel. Në veçanti, kryeministrat nga Budapesti dhe Praga, Viktor Orban dhe Andrej Babis, komentuan mbi emërimin e Ursula von der Leyens, si Presidenten e re të Komisionit të BE-së dhe më e rëndësishmja, që ky post nuk shkoi për Frans Timmermans, që është njeri i afërt me George Soros.
Italia gjithashtu kundërshtoi socialdemokratët holandezë. Në vitin 2014 Hungaria së bashku me Britaninë e Madhe, votuan kundër Jean-Claude Juncker, për të imponuar një President të Komisionit mbi bllokun e katër vendeve të Lindjes Qendrore, jo vetëm që do të ishte aritmetikisht e vështirë por do të kishte thelluar një ndarje të Europës që askush në fund nuk donte të pranonte.
”Nuk kishte asnjë pikëpyetje që dikush nga Europa Qendrore apo Lindore, do të ishte President i Komisionit”, tha kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babiš. “Duhet të ishte dikush që e kupton rajonin tonë dhe nuk është i ngarkuar me paragjykime ndaj pikëpamjeve mbi migracionin, ndryshimet klimatike apo buxhetin”.
Orbán foli për një “fitore të rëndësishme”, edhe pse “betejat” do të vazhdojnë në të ardhmen. Sidoqoftë ai tha se Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, janë në gjendje të luftojnë me sukses për interesat e tyre. Grupi përfaqëson rreth 63 milionë njerëz. Duke iu përgjigjur Weber dhe Timmermans, ai tha se ata kishin mundur me sukses të pengonin dy politikanë të cilët kishin treguar se nuk e respektonin Hungarinë dhe qytetarët e saj. Ata tani janë zëvendësuar nga një nënë e shtatë fëmijëve.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
Burimi: Frankfurter Allgemeine Zeitung
KOHA JONË SONDAZH

