Tronditëse/ ”Nën hundën” e policisë, babai nxjerr fëmijët lakuriq për të lypur në rrugë
Foto tronditëse dhe alarmuese janë fiksuar në Durrës këtë të martë. Dy fëmijë të mitur, të zhveshur në këto temperatura të ftohta, janë nxjerrë nga babi i tyre në rrugë për të lypur.
Prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që sot siç duket edhe nga fotot një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.
Është një situatë që bashkia e Durrësit duhet ti japë zgjidhje të menjëhershme dhe Policia e Shtetit të reagojë sipas detyrës.