Tronditëse! Vret gruan dhe mban 24 orë në shtëpi, vajza zbulon krimin

Pasi e ka  vrarë bashkëshorten, ka qëndruar bashkë me të për 24 orë, i mbyllur në shtëpi, derisa shkoi policia dhe e vuri në pranga.

Arqile Fili, 62-vjeç, vrau gruan e tij 60 vjeçe Antigoni Fili me mjete të forta dhe prerëse.

Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori” në Fier në banesën e çiftit mbrëmjen e së enjtes por u zbulua një ditë më vonë pas interesimit të vajzës së bashkëshorteve Fili.

Vajza ka telefonuar prindërit dhe pasi nuk i është përgjigjur asnjëri prej tyre është nisur drejt shtëpisë. Autori nuk e ka hapur derën dhe është dashur ndërhyrja e policisë për ta hapur me forcë.

Sipas policisë, autori u gjet në gjendje të dehur dhe në tronditje të fortë psikike. Viktima ishte qëlluar me mjete të forta e më pas me mjet prerës, hanxhar.

Bashkëshortët Fili jetonin vetëm dhe prej vitesh tregtonin fruta-perime, por kohët e fundit punonte vetëm gruaja, që mbeti e vrarë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.

SHKARKO APP