Tronditet Elbasani, burri në proces divorci vrau gruan dhe plagosi avokatin dhe një polic pranë gjykatës
I ka ngjarë një skenari filmi ajo që ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjykatës në Elbasan, ngjarje nga e cila mbeti e vdekur një grua 68 vjeçare.
Me herët, u raportua se gruaja ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës, ndërsa së fundmi mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo, i cili raportohet se eshte nje ish-efektiv policie i dale ne pension, ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.
Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj avokatit Toçila duke e lënë të plagosur.
Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes ai ka qelluar edhe ndaj nje punonjësi të policisë, i cili tentoi te nderhynte, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.