Tronditet fshati Kuman, burri i moshuar vr*t gruan dhe më pas veten. Flasin banorët
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Fierit këtë të martë. Shefit Rrapaj dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Dashuri Rrapaj dhe më pas veten.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Sipas banorëve të zonës çifti i bashkëshortëve kanë pasur konflikte verbale që janë dëgjuar prej tyre, ndërsa dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin që kreu krimin. Sakaq, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë krim të dyfishtë.
KOHA JONË SONDAZH
Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?
Results
Vota totale: 5718

