Tronditet hoteli, nga plumbat janë dëmuar 8 makina. Pronari: S’kam konflikte
Pogradeci është zgjuar nga breshëria e plumbave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hotel “Voloreka”, i cili është në pronësi të Jetmir Muçollarit. Ky i fundit ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person. Ndërkohë nga breshëria e plumbave janë dëmtuar 8 makina.
Mësohet se gusht të vitit 2013, Jetmir Meçollari është plagosur me armë zjari nga Edmond Fezollari. Krimi ndodhi për motive të dobëta dhe fatmirësisht Muçollari i shpëtoi atentatit.
Të shtënat me armë zjarri u raportuan mëngjesin e sotëm. Sipas policisë disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të parkingut të hotelit. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes.