Tronditet kupola e Policisë, Veliu firmos 6 lëvizje të bujshme

Pas skandaleve në disa dogana të vendit, e fundit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, ka bërë që në kupolën e Policisë së Shtetit të ketë ndryshime. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për 6 lëvizje. Lëvizjet e firmosura prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.

6 lëvizjet

Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier.

Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë.

Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?