Tronditet Peqini, babai ekzekuton të birin me pistoletë, arrestohet

Krimi i radhës brenda familjes trondit sërish. Në një fshat të Peqinit babai vret të birin me pistoletë, pas një grindje dhe më pas arrestohet.

Sipas policisë lokale Ismail Brahja vrau djalin  e tij, Elton Brahja, 33-vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Paulesh të Pajovës ku pas një debati të ashpër babë e bir, Ismail Brahja mori  një armë që mbante në banesë dhe ekzekutoi të birin. Më pas, pas njoftimit të policisë, në gjendje të rënduar psikologjike ai nuk ka bërë asnjë rezistencë duke u dorëzuar dhe pranuar krimin. po hetohet për shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.    

SHKARKO APP