Tronditet qyteti i Kavajës, vriten dy persona nga sherri me thika dhe armë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. Nga sherri me thika dhe armë zjarri brenda një lokali janë shkaktuar dy viktima, ndërsa një tjetër dyshohet se është në gjendje të rëndë.

Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja janë viktimat e këtij sherri tragjik që ka tronditur banorët e qytetit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të qytetit pas një sherri të momentit. Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë me pistoletë ndaj Gosës.

Njëri prej tyre viktimave ndërroi jetë në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Shtetasit Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Mësohet se të dy fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Njoftimi i parë nga Policia

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi A.G, 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S.R, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. G.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

SHKARKO APP