Tronditet qyteti, vritet në mes të lokalit ish-anëtari i bandës së Lushnjës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku viktimë ka mbetur E. B., 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë. E. B. ish-anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

E. B. është vëllai i A. B. u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës.

SHKARKO APP