Tronditet sërish Himara, pushuesi rreh dhe i thyen brinjët pronarit të hotelit
Një emigrant që kishte zgjedhur HImarën për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup.
Shqiptari i cili punon dhe jeton në Gjermani, mësohet se kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditën e fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, por kjo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ai i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo për katër, dhe për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.
Pushuesi ka kërkuar që të marrë mbrapsht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Më pas emigranti e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital.