Tronditet sërisht Greqia, shqiptari masakron gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Në Korinth burri shqiptar ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij. 45-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në Athinë për trajtim më të specializuar. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas shtypit grek, burri rreth 45-vjeç kishte pritur gruan e tij jashtë një shtëpie ku ajo punon dhe pas debateve të ashpra me të, e qëlloi me thikë disa herë. I dyshuari u largua dhe është shpallur në kërkim nga policia. 45-vjeçarja u dërgua në spitalin e Korinthit dhe më pas u transportua drejt Athinës.
Ajo ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa mjekët thonë se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, megjithatë kjo do të zbardhet nga hetimet e policisë greke.
KOHA JONË SONDAZH

