Tronditet Tropoja, vr@tet 43-vjeçari

Një tjetër krim trondit vendin, këtë herë në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa viktima është identifikuar si një 43-vjeçar. ”Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.D, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia. Sakaq, në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP