Tronditet Vlora/ Burri vret gruan, çifti prindër të 3 fëmijëve

Vlora tronditet sërish mesditën e kësaj të mërkure. Nga të dhënat paraprake mësohet se burri ka vrarë gruan e më pas ka qëlluan ndaj vetes. Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53-vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbu jetën në vend.

Më pas ai ka prerë damarët. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?