Tronditet Vlora, një i vdekur

Në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë një person është vrarë pas një sherri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër. Sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Policia thotë se “nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?