Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në një banesë

Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 03:20. Lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronësi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi nga policia:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?